Vitamina D që shpërndahet nga drita e diellit forcon sistemin muskulor dhe atë skeletor dhe luan një rol aktiv ndaj reumatizmës, inflamacionit dhe osteoporozës.

Drita e diellit përforcon përthithjen e kalciumit, forcon sistemin imunitar dhe pakëson stresin dhe depresionin.

Në mënyrë që të përfitoni vlerat e plota të diellit, mjafton të shpenzoni 20 minuta në diell në ditë.

Nuk është e nevojshme që të ekspozoni gjithë trupin në diell.

Mjafton që të ekspozoni pjesën e parakrahut dhe të këmbëve dhe në këtë mënyrë do të merrni mjaftueshëm vitaminë D.

Megjithatë, ju duhet të përdorni kremra ose locione të ndryshme që të mbroheni nga rrezet ultra vjollcë.

Alternativat që na ofrohen janë të panumërta, atëherë si të garantojmë një përzgjedhje të mirë për mirëqenien tonë?

Niveli i mbrojtjes

Sigurohuni që kremrat që do të përdorni të përfshijnë oksid zinku dhe oksid titanium.

Këto dy minerale shërbejnë për të bllokuar rrezet e dëmshme ultra vjollcë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është që të siguroheni që kremërat kundër diellit të mos përmbajnë asnjë kimikat.

Llojet e lëkurës janë të ndryshme dhe variojnë sipas njeriut.

Në përzgjedhjen e kremit të duhur luan rol edhe koha kur ju do të ekspozoheni në diell por edhe lloji i lëkurës.

Një studim i Departamentit të Dermatologjisë në Universitetin e Uashingtonit arriti në konkluzionin se kremrat kundër diellit janë më efikase se locionet e diellit.

Kremrat kundër diellit duhen përdorur gjysmë ore përpara ekspozimit në diell dhe duhen ri-aplikuar në lëkurë çdo gjysmë ore.

I njëjti studim tregoi se kremrat kundër diellit me faktor mbrojtës 30 bllokojnë 97 përqind të rrezeve ultra vjollcë ndërsa kremrat me faktor mbrojtës 50 bllokojnë 98.5 përqind të rrezeve ultra vjollcë.

Kremrat me faktor mbrojtës 30 janë të përshtatshëm për të rriturit, ndërsa për fëmijët duhet të zgjidhni kremëra me faktor pak më të lartë.

Jo vetëm kapele

Drita e diellit shkakton perde të syrit, ndaj përdorimi i syzeve të duhura të diellit është tejet e rëndësishme.

Drita e diellit gjithashtu përshpejton procesin e plakjes. Shtresa e elastinës që i jep lëkurës elasticitetin, dëmtohet rëndë nga rrezet e tepërta të diellit.

Rrjedhimisht lëkura humbet gjallërinë e saj përpara kohe.

Nëse nuk aplikoni mbrojtësit e duhur, dielli do lërë njolla në lëkurë të cilat do të duhet t’i duroni përgjatë gjithë jetës.

Këto njolla shfaqen në fytyrë dhe në qafë dhe çdo përpjekje për t’u zbukuruar do të jetë e pasuksesshme.

Kremërat me shumë përfitime

Rrezet UVB shkaktojnë njolla dhe djegie në lëkurë ndërsa rrezet UVA shkaktojnë kancer të lëkurës, shenja dhe dëme të thella në lëkurë.

Për një mbrojtje maksimale nga rrezet UVB dhe UVA ju nevojiten kremra që ofrojnë një spektër të gjerë mbrojtjeje.

Përpara se të blini një prej tyre, lexoni përbërësit e kremit dhe sigurohuni që do të përfitoni një mbrojtje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse./AgroWeb.org