Çdo vend mbart në vetvete një sekret që e bën tipik dhe të ndryshëm nga vendet e tjera. Por ndodh që një pjesë e këtyre sekreteve të jenë jo pak, por shumë të frikshme.

I tillë është edhe sekreti që ka qyteti i bukur Hallstatt në Austri. Ai ngjan me një fshat të bukur, të rrethuar me male e kodrina të gjelbëruara, ndërkohë që laget nga një liqen që i jep pamjen karakteristike të një fshati alpin. Mirëpo megjithëse duket si një vend ideal për të pushuar, sekreti që fsheh ka tërhequr mjaft kureshtarë. Nën ndërtesat e këtij qyteti fshihen kafkat e 1000 personave dhe rreth 600 prej tyre janë të zbukuruara me lule të dizenjuara në kafka, si dhe emrin e personit të vdekur dhe datën e vdekjes.

Sipas legjendës, kjo traditë ka lindur në shekullin e XII, kur qyteti regjistroi 3000 banorë.

Meqë nuk kishte më vend për varrezat u ra dakort që kushdo person që vdiste, të varrosej dhe pas 10 vitesh varri i tij hapej, nxirrej skeleti dhe kafta ndahej nga pjesët e tjera të trupit. Kafka lihej në diell që të zbardhej e më pas pikturohej mbi të.

Qyteti i Hallstatt-it është në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.