Seksi u jep shkëlqim flokëve dhe lëkurës si dhe i bën mirë tonifikimit të trupit. Pra pse të shkojmë në palestër dhe të harxhojmë para? E përditshmja gjermane “Bild” ka zbardhur cilësitë e fshehura të seksualitetit.

Sipas Bild duket se të qënit i kënaqur me veten varet nga numri i orgazmave që keni në javë. Kështu, ata që janë single, jo vetëm që janë më pak të lumtur por duken edhe më pak simpatikë.

Duket se kjo tezë gjen një mbështetje të fuqishme edhe nga Cameron Diaz e cila thotë se sekreti i bukurisë së saj është sporti, dieta e shëndetshme, konsumimi i një sasie të madhe uji dhe natyrisht të bërit seks vazhdimisht.

Gjatë seksit digjen shumë kalori, ndërkohë që ngjyra e kuqe që merr fytyra pas orgazmës na bën më të bukur. Për të mos përmendur këtu qarkullimin e gjakut.

Me pak fjalë nëse bëni seks i kurseni vetes palestrën si dhe paratë e harxhuara për kozmetikë. Nga ana tjetër nuk duhet të harroni që kurseni para edhe për të brendshmet, pasi nëse e praktikoni shpesh seksin gjoksi bëhet më i madh dhe tonifikohet. Nga ana tjetër edhe truri funksionon më mirë për shkak të qarkullimit më të mirë të oksigjenit. Ndërkohë edhe meshkujt përfitojnë prej seksit, pasi efektet që ai jep në zemër janë shumë pozitive. Nëse e praktikoni rregullisht seksin ulni rrezikun për t’u goditur nga infarkti.