Një aksion i DEA-s amerikane dhe policisë greke sekuestroi një sasi prej 350 kg kokaine në portin e Pireut në Greqi.

Mediet helene raportojnë se droga është gjetur në një kontenier të nisur nga Guatemala, që përmbante thasë me kafe.

Operacioni vijon ende nga policia e Athinës në bashkëpunim me DEA Amerikane.