-Goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohen sasi dozash me kokainë, gati për shitje.

pecialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe falë kontrolleve, në lagjen nr.18, Durrës, bllokuan një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte personi që shpërndante lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.