Kjo 23- vjeçare ka një pasion që është krejtësisht i zakonshëm në ditët e sotme: Të bëjë selfie. Por ndryshe nga të tjerët Angela Nikolaut i pëlqen më shumë të quhet një “roofer”. Roofer është një person që ngjitet në majat më të larta dhe më të rrezikshme.
Ajo bën pjesë në grupin e të rinjve, që argëtohen duke bërë foto nga vende të rrezikshme shkruan Corriere.it.
Në kryeqytetin rus, Moskë kjo gjë është kthyer në modë, ku të rinj pa pajisje mbrojtëse ngjiten në ndërtesat më të larta dhe bëjnë akrobaci buzë çative.
Modelja ruse është shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale falë selfie-ve të rrezikshme që bën, duke arritur kështu në 90 mijë ndjekës në Instagram. Emri i saj në Instagram është angela_nikolau.