Lajm i bujshëm nga Anglia në lidhje me të ardhmen e Chelsea-t. Dy sportistët e mirënjohur, tenistja Serena Williams dhe piloti Sir Lewis Hamilton thuhet se po mbështesin ofertën e Sir Martin Broughton për të blerë klubin londinez.Sipas “Sky News”, shtatë herë kampioni i Formula 1 dhe 23 herë fituesja e Grand Slameve janë të përgatitur të shpenzojnë nga 10 milionë stërlina funte secili për marrëveshjen. Chelsea pritet të shitet për rreth 2.5 miliardë stërlina.Broughton, ish-president i  British Airways dhe Liverpoolit, me sa duket ka qenë në bisedime me dy “yjet” e sportit, që janë miq me njëri-tjetrin, prej javësh.

Më herët Hamilton ka deklaruar se mbështet skuadrën rivale të Chelsea-t, Arsenalin, që kur ishte pesë vjeç.I njëjti burim pohon gjithashtu se Hamilton do të luajë një rol zyrtar në përpjekjet e ardhshme të Chelsea-t “për të promovuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen” nëse oferta e Broughton përfundon me blerjen e klubit.Klubi i Chelsea-t është në shitje që nga muaji mars, pak para se pronari rus, Roman Abramovich, të goditet nga sanksionet e Qeverisë Britanike për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.Raine Group, banka që po mbikëqyr shitjen e Chelseat, mund t’i paraqesë qeverisë ofertuesin e tyre të preferuar këtë javë. Broughton, i cili është në krye të ofertës, është një mbështetës i përjetshëm i Chelsea-t dhe ka një gamë të gjerë investitorësh për të mbledhur fonde.