10 maj 2015 – Mediat serbe kanë shfrytëzuar situatën në Kumanovë për të paralajmëruar se “Shqipëria e Madhe po troket në derë”. Ky është titulli me të cilin u hap sot gazeta serbe “Blic”, ndërsa thekson se terroristët janë shfaqur në Kumanovë. Prej ditës së djeshme Kumanova dhe e tërë Maqedonia është nën terror. Disa civilë dhe policë humbën jetën pas nisjes së një përplasjeje me armë zjarri, ku ende nuk dihen protagonistët dhe shkaqet.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”