Një marrëveshje e nënshkruar sot në Nju Jork ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka ngritur shqetësimet në lidhje me politikën e jashtme të Beogradit.

Kryediplomati rus Sergej Lavrov dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviç, nënshkruan sot marrëveshjen për konsultime mes ministrive të dy vendeve në lidhje me politikat e jashtme.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet serbe, ndërsa marrëveshja është nënshkruar ndërkohë që po vijon sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.