Fluksi i lëvizjes në pikat kufitare të vendit vijon që të paraqitet i lartë.

Për datën 13 gusht në Kapshticë, kanë hyrë 7475 shtetas dhe kanë dalë 3686. Aktualisht në Kapshticë po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 4707 dhe kanë dalë 3285 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Shifrat zyrtare flasin me një rritje të numrit të pushueseve në bregdetin e vendit tonë. Kjo për shkak të numrit të lartë të turistëve të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë verë, ku nuk përfshihen pushuesit nga Kosova të cilët pas marrëveshjes dypalëshe nuk regjistrohen kur hyjnë në vendin tonë.

Sipas shifrave, të nxjerra nga sistemi TIMS të bëra publike dhe nga Kryeministri Rama, gjatë muajit qershor krahasuar me vitin 2021 ka patur 45 për qind më shumë të huaj që kanë pushuar në vendin tonë duke zgjedhur jo vetëm plazhet e jugut por dhe bregdetin e Durrësit dhe plazhet e Adriatikut në zonën veriore të Shëngjinit e Velipojës.

Rritje krahasuar me vitin e shkuar me afro 17.5 % ka pasur dhe korriku. Plot 1 milionë e 4 mijë turistë janë regjistruar në Rinas dhe pikat e tjera kufitare të vendit që kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij muaji. Ndërsa vetëm në 7 ditët e para të gushtit janë regjistruar afro 480 mijë turistë. /tvklan