Ndonëse Shqipria ka hapur dyert për turistët e huaj që duan të vizitojnë këtë verë vendin tonë, siguria e jetës mbetet prioritet për Ministrinë e Turizmit.

Nga Saranda ku mori pjesë në komitetin e menaxhimit të sezonit turistik, Ministri Blendi Klosi dënoi edhe ngjarjen e ndodhur në Livadh.

Klosi ka përshëndetur nismën “Bregdeti ynë”, që konsiston në prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare dhe ofrimin e atij territori për qytetarët.

Gjithashtu ai theksoi se pandemia është ende midis nesh dhe inkurajoi se masat e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, duhet të zbatohen nga të gjithë.

Klosi paralajmëroi ditët në vijim  edhe hapjen e kufirit detar me Korfuzin. Sipas Ministrit Klosi vendosja e kufizueseve në det dhe menaxhimi i vijës bregdetare janë dy nga shqetësimet që duhet të marrë zgjidhje.

“Forcat e rendit duhet të jenë me shumë shpejtësi në ruajtjen e detit si një nga momentet e rëndësishme të bërjes së plazhit.”- shprehet Klosi.