Roma shpreson të rikuperojë yllin Paulo Dybala për ndeshjen e tyre të ardhshme në Serie A me Milanin, por prania e tij në këtë sfidë është ende në dyshim.

Sulmuesi 29-vjeçar argjentinas ka qenë një pikë kyçe në skuadrën e Jose Mourinhos këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë tetë asiste në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Dybala u pa duke çaluar në fushë në ndeshjen e kampionatit ndaj Atalantës. Testet konfirmuan se ish-futbollisti i Juventusit kishte pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës, por për fat të mirë shmangu çdo dëmtim.

Siç thuhet nga La Gazzetta dello Sport, Roma po e ndjek nga afër situatën e Dybalas dhe planifikon ta thërrasë atë për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Milanit, por mundet që Morinho të mos e aktvizojë asnjë minutë.

Të shtunën në mëngjes, sulmuesi argjentinas do t’i nënshtrohet një raundi testesh fizike për të përcaktuar nëse ai është mjaftueshëm në formë ose jo për të marrë pjesë në ndeshje.