Marrëveshja mes SHBA-ve dhe Iranit mund të mbyllet që këtë fundjavë, tha të shtunën Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.
Në një intervistë me Fox News, Bessant tha:
“Do ta shohim, ndoshta këtë fundjavë ose të hënën, do të jemi në anën tjetër të kësaj.”
Ai vuri në dukje se marrëveshja do t’u sjellë lehtësim qytetarëve amerikanë dhe do të ndihmojë në uljen e çmimeve.
“Ne e kuptojmë se kjo është një kohë sfidash të mëdha dhe besojmë se presidenti duhet ta kishte shfrytëzuar rastin për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore”, tha ai.
“Mesazhi im është se bazat janë të shkëlqyera”, tha Bessent për ekonominë amerikane, “dhe së shpejti do të jemi në anën tjetër të kësaj situate”.





