Presidenti Donald Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjithë dhe se SHBA do ta mbikëqyrë atë, duke shtuar se këto kushte janë pjesë e negociatave me Iranin. Mediat shkruajnë se Trump paralajmëroi gjithashtu Omanin të mos ndërhyjë.

“Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët ose do të duhet t’i hedhim në erë. Janë ujërat ndërkombëtare. Askush nuk do ta kontrollojë atë. Ne do ta shikojmë atë. Ne do ta vëzhgojmë atë, por askush nuk do ta kontrollojë atë”, tha Trump. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei tha se Irani ka këmbëngulur se menaxhimi i Ngushticës nuk ka të bëjë me SHBA-në, por do të koordinohet me Omanin. Ky është një kusht që zyrtarë të tjerë iranianë e kanë përsëritur.