Departamenti i Drejtësisë në SHBA thotë në padi se gjiganti i teknologjisë ka penguar në mënyrë të paligjshme konkurrencën duke kufizuar informacionin për programet e përbërësit e aparateve të saj.

Padia e tipit ‘anti-trust’ është një sfidë direkte ndaj praktikave dhe produkteve kryesore të kompanisë, duke përfshirë sistemin e saj të mesazheve iMessage dhe mënyrën sesi lidhen me njëra-tjetrën produktet e saj iPhone dhe ora shoqëruese Apple Watch.

Padia e ngritur në gjykatën e New Jersey, akuzon se Apple ka vendosur monopol në tregun e celularëve dhe e përdor kontrollin e gjerë që zotëron më mënyrë ilegale”, shkruan rrjeti vendas Associated Press.

Padia e autoriteteve vjen pas një serie veprimesh anti-trust ndaj grupeve të mëdha të teknologjisë si Amazon, Apple, Meta e Google që janë përballur me hetime nga rregullatorët vitet e fundit, si në SHBA dhe Evropë për eliminim të paligjshëm të konkurrentëve.

Në qendër të ankesave është strategjia e Apple për bllokimin e aksesit të rivalëve në teknologjinë e produkteve të saj, si programi i mesazheve iMessage dhe asistenti virtual Siri.

Padia ngre shqetësimin se Apple i bën produktet e saj të integrohen lehtësisht me njëra-tjetrën, por jo me produkte që nuk janë të kompanisë, që krijon kufizime të padrejta dhe bllokim të konkurrentëve.