Një ditë më parë Policia Bashkiake vendosi perimetrin e sigurisë përreth një godine 5 katëshe në bulevardin “Dyrrah”. Shkak u bë rënia e suvasë që rrezikonte jetën e kalimtarëve.

Kujtojmë se siç është pasqyruar edhe nga “DurrësLajm“, kjo nuk është hera e parë që në këtë godinë shembet suvaja.

Ndërkohë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe Ndërmarrja Rruga, ndërhynë ditën e sotme me mjetet e rënda për të shëmbur të gjitha pjesët e suvasë së dëmtuar.