Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi, Greqi mesditën e së premtes.

Sherri ka ndodhur në rrugën Pefkon dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në sherr, raporton protothema.gr.

Një 19-vjeçar nga Shqipëria është goditur me kaçavidë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar shtatë persona, mes tyre tre të mitur.