Një 35-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë në rrugën Corridoni, në Prato të Italisë ditën e djeshme.

Viktima raportohet se ishte rrethuar nga një grup bashkatdhetarësh, të cilët më pas e kanë goditur me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në asfalt.

Në vendngjarje u gjet edhe një 21-vjeçar shqiptar, i cili ishte i plagosur. I riu është goditur disa herë me thikë, ndërsa mësohet ndërhyri në përpjekje për të mbrojtur 35-vjeçarin, që mbeti viktimë.

Viktima, nuk kishte dokumente me vete dhe s’është identifikuar ende.

Sulmi, i cili ndodhi në një kopsht publik në zonën e Via Baracca, ka ardhur pas një grindjeje midis bashkatdhetarëve, shkaqet e të cilit mbeten të panjohura për momentin, ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes shqiptarëve.

Autorët janë arratisur dhe ndodhen në kërkim, ndërsa thika me të cilën u krye krimi nuk është gjetur ende.