Një sherr mes dy adoleshentësh pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Policia raporton se në konflikt janë përfshirë dy 18-vjeçarë.

O.Y. ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë të SH.XH, bën me dije policia.

Ata janë konfliktuar në një lokal në qytetin e Elbasanit teksa luanin me letra.

18-vjeçari SH.XH është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.