Një sherr mes dy personave në fshatin Çepe të Belshit ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia njofton se 37-vjeçari me iniciale D.H. u konfliktua me 29-vjeçarin me iniciale K.C. dhe më pas qëlloi një herë me pistoletë në ajër.

Policia thotë se konflikti ndodhi për motive pronësie. Ndërsa 37-vjeçari i dyshuar është larguar dhe është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.