Dy konflikte që kanë degjeneruar deri në përdorimin e grushteve dhe sendeve të forta janë regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.15 dhe nr.13 të Durrësit.

Në bazë të informacionit zyrtar të policisë së qytetit bregdetar, protagonistë të sherreve kanë qenë 3 të rinj.

Kështu mësohet se në Spitallë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasit E.S dhe F.G, vjeç 31 e 32, të dy nga Durrësi kanë goditur me grushte shtetasin M.N, vjeç 48 banues në Durrës.

Ndërsa në zonën e plazhit, një 33-vjeçar nga Suedia është rrahur nga një 26-vjeçar nga Durrësi.

“Shtetasi R.B, vjeç 26, banues në Durrës, se në lagjen nr. 13, ka goditur me sende të forta shtetasin M.M, vjeç 33, banues në Boros, Suedi”, njofton policia e Durrësit.

Të tre dhunuesit akuzohen për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Dyshohet se konfliktet kanë lindur për shkak të motiveve të dobëta. Hetimet vijojnë.