Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për një 23-vjeçar nga Xhafzotaj, i akuzuar për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Një ditë më parë, 23-vjeçari M.D. ka shkuar në shtëpinë e 38-vjeçarit G.M., në vendin e njohur si “Katër rrugët”.

Në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nisur të shkatërrojë shtëpinë e 38-vjeçarit, i cili ka bërë denoncimin përkatës për dëmin që i është shkaktuar.

Policia nuk jep sqarime të mëtejshme për arsyet që shtynë të riun të ndërmerrte këtë veprim të dhunshëm.