DURRËS, 23 dhjetor 2014 – Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura i ka dhuruar shkollës së mesme të përgjithshme “16 Shtatori” në Shijak 500 libra të ndryshëm artistikë. Në këtë gjimnaz ka ardhur personalisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja e bashksië buzë Erzenit Shpresë Domi. vizitoi gjatë fundjavës, shkollën e mesme të përgjithshme “16 Shtatori” në Shijak. Në prani të nënkryetares së Bashkisë së Shijakut Shpresë Domi dhe drejtorit të shkollës Tomor Zeneli, gjeneralmajor Bazo dhuroi 500 libra të ndryshëm artistikë, që u ofruan nga një prej njësive të Forcave të Armatosura – Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm.
Gjatë këtij aktiviteti drejtori i shkollës Tomor Zeneli, ndër të tjera, shprehu mirënjohjen e tij për këto dhurata modeste në dukje, por me një peshë të madhe kulturore. Ai vazhdoi më tej duke thënë që shkolla “16 Shtatori” kishte një traditë të pasur gjuhë – letërsie, ku në aktivitetin me rastin e 70 – vjetorit të Çlirimit kishin marre vendin e parë si eseja më e mirë në një konkurs letrar.
Gjeneralmajor Bazo, në fjalën e tij, theksoi se libri sot ka konkurrencë të fortë me teknologjinë, por kurrë nuk e ka humbur vlerën dhe elegancën që e karakterizon në zhvillimin e botëkuptimit dhe fantazisë njerëzore dhe i ftoi nxënësit që të mbeten miq të librit dhe të hapur ndaj tij.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





