Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Mësohet se i arrestuari është i dënuar me dy vite burg për veprën penale “Mashtrimi”. Policia bën me dije se ai së bashku me dy persona të tjerë ka tjetërsuar pronësinë dhe ka shitur automjetet që merrnin me qira.

40-vjeçarit me inicialet M. Z. i kanë mbetur edhe 8 muaj burgim për të vuajtur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.