Karabinierët e kompanisë Riccione në Itali arrestuan një 26-vjeçar shqiptar, i akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.

    Gjatë një kontrolli ata panë dy persona duke shkëmbyer me shpejtësi diçka të dyshimtë. Kur panë efektivët ata tentuan që të largoheshin, kurse gjatë kontrollit 26-vjeçarit iu gjetën doza kokaine dhe euro cash. Policia shoqëroi edhe personin tjetër, që gjithashtu iu zbulua një sasi droge.

    Në vijimësi të kërkimeve në afërsi u gjetën mbi 40 pako kokainë të fshehura në një pako me çamçakëz, me vlerë tregu disa mijëra euro. Kontrolli i mëvonshëm çoi në sekuestrimin e mbi 20 mijë euro cash, informon media italiane.

      26 -vjeçari u arrestua në flagrancë dhe në përfundim të gjykimit me procedurë të drejtpërdrejtë, Gjykata e Riminit la në fuqi arrestimin.