Dy të mitur janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një dyqan rrobash në qytetin e Durrësit.

Dy bashkëmoshatarët 14-vjeçarë u pikasën nga punonjësit e dyqanit, të cilët më pas lajmëruan menjëherë policinë.

Pas përfundimit të rastit në polici, kjo e fundit nisi procedimin penal në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.K dhe I.D, vjeç 14 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, në një dyqan rrobash janë kapur nga punonjësit duke marrë dy bluza”, njofton policia.