10 maj 2015 – Pa asnjë kundërshtim u pagëzua si ndeshja e shekullit, dueli më i shtrenjtë në histori e të tjera si këto. Përballja mes Floyd Mayweather e Manny Pacquiao ka bërë shumë njerëz të pasur, duke nisur nga të dy boksierët që në fakt ishin të pasur edhe më parë, por në llogaritë e tyre u shtuan disa qindra milionë dollarë të tjerë brenda një nate të vetme. Arbitri Kenny Bayless gjithashtu u pagua më shumë se në çdo ndeshje tjetër, duke vendosur një rekord më vete bashkë me gjyqtarët e jurisë. Në një përballje ku paratë janë derdhur lum, kushdo përpiqet të përfitojë qoftë edhe disa mijë dollarë, siç është rasti i këtij tifozi në fjalë. Konkretisht ai nxori në shitje në eBay një qese plastike me ajër nga MGM Arena, vendi ku u ndeshën Floyd dhe Manny. E vërtetë apo jo, ky tifoz nuk kishte çfarë të humbiste, e provoi njëherë shansin e tij me shifrën në ankand që arriti në 2025 dollarë, deri në momentin që postimi u zhduk nga eBay.
Shitet ajër nga dueli Mayweather-Pacquiao!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Reforma e re territoriale e bashkon me Fierin, qytetarët e Patosit sërish në protestë para bashkisë kundër shkrirjes
Zbulimet e reja arkeologjike në Shqipëri, Gonxhja publikon rezultatet e 7-mujorit
Simbol i mbijetesës në Nepal/ E mbuluar nga balta, 94-vjeçarja nxirret e gjallë pas katastrofës…
Kush është mbreti i ri i Norvegjisë? Haakon VIII, dashuria që sfidoi monarkinë dhe familja në qendër të skandaleve





