Një shqiptar dhe tre grekë të moshave 16 dhe 17 vjeç janë arrestuar pasi akuzohen si pjesë e një bande që kryejnë vjedhje të dhunshme.

Katër adoleshentët i kanë zënë pritë në një park në Nea Smyrna një 15-vjeçari ukrainas dhe e kanë goditur me thikë në këmbë, si dhe e kanë dhunuar me grushte në të gjithë trupin. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 29 janarit.

Pasi e dhunuan, ata i kanë grabitur celularin, një çantë me sendet personale dhe një shumë parash.

Nga kontrollet në shtëpitë ku banojnë të pandehurit në Nea Smyrni dhe Ampelokipi, u gjetën dhe u konfiskuan një thikë xhepi, rrobat që kishin veshur gjatë sulmit, një biçikletë që e përdornin si mjet arratisjeje dhe dy celularë.