Policia italiane ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qendër të qytetit të Venecias, duke vënë në pranga 4 shtetas kosovarë, mes të cilëve dhe një minoren.

Personat e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Përveç arrestimeve, gjatë natës janë kryer kontrolle edhe në 12 banesa, 10 prej të cilave në qendrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin Mestre e një në Trevizo.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celule xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.