Konor MekGregor u paraqit sot në gjykatën e Dublin në cilësinë e të akuzuarit për gjashtë shkelje të rregullave rrugore, duke përfshirë drejtimin e rrezikshëm me “Bentley” e tij 150,000 paundësh gjatë muajit të kaluar.

Luftëtari 33-vjeçari i MMA-së u paraqit në Gjykatë i akuzuar për dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit më 22 mars, si dhe drejtimin e automjetit pa sigurim dhe patentë.

Ai u ndalua për veprime të rrezikshme gjatë rrugës për në palestër në një nga autostradat në Dublin.

Supermjeti I tij u sekuestrua, pas këtyre veprimeve të MekGregorit.