Dhjetëra subjekte janë gjobitur në Durrës gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale Plazh dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale.
Sipas Policisë Bashkiake, gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar raste të depozitimit të mbetjeve jashtë orarit të lejuar, duke sjellë edhe masa administrative ndaj subjekteve dhe individëve.
Orari i përcaktuar për depozitimin e mbetjeve urbane është 23:00–04:00, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Postimi i plotë:
Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale Plazh dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale Durrës, po vijon kontrollet e vazhdueshme për garantimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në territorin e qytetit të Durrësit.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar raste të shkeljes së afateve dhe orareve të përcaktuara për depozitimin e mbetjeve. Ndaj subjekteve dhe individëve që nuk kanë respektuar rregullat janë marrë masa administrative, ndërsa dhjetëra subjekte janë gjobitur. ![]()
I bëjmë apel të gjitha subjekteve tregtare dhe subjekteve të tjera të respektojnë orarin e përcaktuar për depozitimin e mbetjeve urbane, 23:00–04:00, dhe t’i depozitojnë ato vetëm në pikat e përcaktuara.
Respektimi i rregullave të pastrimit është përgjegjësi e përbashkët. Kontrollet dhe masat administrative do të vijojnë ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat në fuqi.
Bashkë për një Durrës më të pastër!





