Armando Broja ka kaluar një sezon fantastik me fanellën e Southampton, i cili ishte i huazuar nga Chelsea. Sipas asaj që raportojnë mediat në Britaninë e Madhe është se klubi londinez ka përgatitur ofensivën për të arritur te mesfushori i kombëtares angleze dhe i Ëest Ham, Declan Rice.

Drejtuesit e bluve në tratativën që të dërgon te Rice, do të përfshijë dy lojtarët, Rose Barkley dhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Çelsi mund të përballet me konkurrencën e Manchester United dhe Cityt për transferimin e Rice, i cili ka edhe dy vite kontratë dhe ka refuzuar oferta të shumta për të zgjatur qëndrimin e tij tek Ëest Ham.

Këta të fundit kërkojnë me ngulm shërbimet e Armando Brojës, i cili në sezonin e fundit me Southampton në të gjitha kompeticionet u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.