24 korrik 2013 – Shkencëtarët e kanë gjetur 'molekulën e keqe' të trurit që është përgjegjëse për të gjitha ndjenjat tona të stresit dhe shqetësimit. Hulumtuesit besojnë se proteina – e quajtur CRF1 – po ashtu mund të lidhet me depresionin. Ekipi nga 'Heptares Therapeutics', një kompani mjekësore me bazë në Hertfordshair, shfrytëzoi një nga makinat më të fuqishme në botë me rreze X për të studiuar gjëndrën e hipofizës së trurit. Ka kohë që dihet se kjo gjëndër kontrollin stresin, ankthin dhe depresionin, duke liruar materie kimike stresi, raporton 'Sunday Times'. Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se reagimi nxitet nga CRF1 – që gjendet në membranën e jashtme të qelizave të gjëndrës së hipofizës. Fiona Marshall, udhëheqësja e ekipit të shkencëtarëve në Heptares, i tha gazetës: 'Sëmundjet e lidhura me stresin, si: depresioni dhe ankthi prekin ¼ e të rriturve çdo vit, por atë që shumë njerëz s'e kuptojnë është se këto sëmundje kontrollohen nga proteinat në tru, një nga të cilat është CRF1.
Shkencëtarët zbulojnë ‘molekulën e keqe’ të trurit që ndikon në stres, ankth dhe depresion
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nga çaji në Shtëpinë e Bardhë te Kongresi, vizita historike e Mbretit Charles në SHBA
Ligji i ri hap rrugën për matësit inteligjentë, çfarë do të ndryshojë në faturën tuaj të energjisë
Horoskopi ditor, e martë 28 prill 2026
Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit kushtetues! Çfarë pritet të ndodhë në Parlament





