Një 63 vjeçar nga Berati është zhdukur gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar në lumin Vjosë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku shtetasi Engjëll Kanani ka qenë bashkë me një shokun e tij për peshkim, Sh.S 64 vjeç, edhe ky nga Berati. Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e peshkatarit.
Burimet policore bëjnë të ditur se ata kanë qenë duke peshkuar në fshatin Kashishtë të Fierit dhe në një moment 63-vjeçari është zhdukur në rrethana misterioze.
Në vendngjarje kanë shkuar polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e peshkatarit të zhdukur.