Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” në Durrës, është akredituar së fundmi me 4 drejtime mësimore dhe 14 kualifikime profesionale.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, shkolla “Beqir Çela” shkruan se gjatë vitit 2022 u angazhua në proçesin e Akreditimit, mbështetur nga Agjensia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe UNDP nëpërmjet “Projektit të Zhvillimit të Aftësive për Punësim (SD4E)”, ku dhe arritën suksesin së bashku me 5 shkolla të tjera.

Postimi i plotë:

Ja Dolëm!

Gjatë vitit 2022 shkolla “Beqir Çela” u angazhua në proçesin e Akreditimit, mbështetur nga Agjensia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe UNDP nëpërmjet “Projektit të Zhvillimit të Aftësive për Punësim (SD4E)”.

Nga ky proçes arritën të akreditohen 6 shkollat e para të Arsimit Profesional në Shqipëri, ku shkolla jonë është e vetmja e akredituar me 4 Drejtime mësimore dhe 14 Kualifikime profesionale.

Suksesi I atribohet stafit, nxënësve , prindërve dhe partnerëve të shkollës “Beqir Çela”.

Faleminderit dhe suksese në sfidat e ardhshme!