“Mirësevini të nderuar kolegë. 75 vjet në rrugën e dijes”

Me këto fjalë të shkruara në hyrje të shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës, u hap festa e bukur kushtuar 75 vjetorit të krijimit të saj, e cila e ka zanafillën në gushtin e vitit 1937. Një përvjetor i bukur, pasi takon në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë dhe shkolla “Shaqe Mazreku është një copëz e vogël në historisë një shekullore të shtetit Shqiptar. Në këtë ditë të shënuar, kishte një pjesëmarrje mjaft e madhe të mësuesëve, nxënësve, prindërve të shkollës, por edhe plot të ftuar të tjerë.

Mes tyre edhe ish drejtues dhe mësues veteranë, të cilët kanë shërbyer në këtë shkollë vite më parë. Në nderim të kësaj ngjarje të madhe për shkollën dhe arsimin në Durrës, ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal, Prefekti z. Genc Alizoti, Kryetar e Këshillit të qarkur znj. Egla Begteshi dhe drejtori i DAR z. Filip Gjançi. Mes të ftuarëve ishte dhe kryetarja e bordit të shkollës znj. Mimoza Mele drejtore e kompanisë së sigurimeve SIGAl dega Durrës.

Në fjalën e tyre, ata përshëndetën dhe uruan drejtorinë, trupën mësimore dhe nxënësit për punë të mbarë dhe suksese në vitet që do të vijnë, për të qënë ashtu si deri më sot, shkollë cilësore në krye të shkollave të Durrësit.

Sot shkolla, kjo vatër e dijes, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Durrësit, mban emrin e nderuar të mësueses Shaqe Mazreku, vajzës nga Prizëreni e shpërngulur familjarisht në Durres, mbas vendosjes së kufinjëve, coptimit të trojeve shqiptare duke lënë jashtë Kosovën dhe troje të tjera. S

haqe Mazreku ishte pionere e parë femër në arsimin e Durrëst, e cila së bashku me misionaren tjetër mësuesen Marie Kaçulini, emrin e të cilës e mban një tjetër shkollë në qytetin e Durrësit, në kushte shumë të vështira që kalonte vendi, u përpoqën për hapjen e shkollave  në qytetin tonë. Ishin vitet e para pas pavarësisë. Gjendje lufte dhe trazirash. Trojet shqiptare ishin arenë luftimesh mes focave ndrëluftuese gjatë të luftës së parë botërore.

E pikërisht këtu shfaqet madhështia, përkushtimi, idealizmi dhe dashuria e këtyre vajzave të reja, për t’u dhënë fëmijëve dije, kulturë e atdhedashuri. Ato u përballën me vështirësitë dhe pengesat, nuk u thyen dhe nuk u kursyen në përmbushje të misionit të tyre fisnik, për t’ u mësuar vocërrakëve të  vegjël gjuhën e bukur shqipe, shkencën dhe normat e qytetarisë durrsake.

Me kënaqësi të veçantë u ndoq programi artistik, që ishte përgatitur cilësisht mjaft mirë. Këngët, vallet dhe recitimet e nxënësve ndërthurreshin me pjesë të historikut të zhvillimit të shkollës ndër vite, të cilat u ndoqën me mjaft interes dhe u duartrokitën nga pjesëmarrësit e shumtë. Po kështu interes pati vizita në klasën ku ishin paraqitur punimet më të mira në vizatim dhe pikturë.

Nga konkurimi u përzgjodhën 13 punimet më të mira, për të cilat u shpërndanë edhe çmime. Nxënësit fitues janë:  Servio Avdyli, Ina Selimi, Anxhelo Terniqi, Pamela Tare, Anxhela Shegani, Daniela Dhamo, Klara Avdyli, Luis Hoti, Erda Rama, Anxhela Imeraj, Gilda Kastrati, Sindi Dizdari dhe Fleura Çela.    

Në  fillimet e para, shkolla pati tri klasa të ciklit fillor me 150 nxënës dhe tre mësues me drejtues Aristidh Kero. Çdo vit numri i nxënësve shkoi në rritje. Kështu në vitin 1946 shkolla pati 5 klasa, 360 nxënës dhe 7 mësues.

Në vitin 1962 kapaciteti arriti në 6 klasa, 486 nxënës dhe 12 mësues. Mbas një rikonstruksioni të përgjithshëm, në verën e viti 1968, nga shkollë fillore kaloi në sistemin 8-vjeçar me rreth 700 nxënës.  Ndërsa sot numëron 29 klasa, 895 nxënës dhe 38 mësues, duke u bërë një ndër shkollat e mëdha të qytetit të Durrësit.

Kanë kaluar shumë vite, jo pak por plot 75 vjet dhe shkolla “Shaqe Mazreku”, e cila ka fituar një emrë të mire, ka qënë dhe mbahet si një ndër shkollat më cilësore të Durrësit. E gjithë kjo, falë punës plot pasion dhe përkushtim të kuadrit drejtues, por edhe të mësuesëve cilësorë që ka patur vazhdimisht në gjirin e saj.

Ndaj me nderim të veçantë u lexuan dhe u duartrokitën emrat e drejtuesëve të shkollës, të cilët me punën, kulturën dhe vizionin e tyre, kanë lënë gjurmë në ecurinë, emrin dhe sukseset e kësaj shkolle.  

 Drejtuesit ndër vite kanë qënë:

Aristidh Kero (drejtori i parë), Vlash Dyshniku, Jorgjica Kushi (Dokja), Jorgji Dhimitriadhi, Ramazan Kacani, Efigjeni Lasko, Raif Myshketa, Vangjeli Ziu, Vehap Muça, Tomorr Golemi, Zenepe Topi, Bardhyl Ramzoti, Eva Stavri, Dafina Kondi, Vera Xhafa, Gani Krasniqi, Vera Çela, Bujar Sefa, Kristaq Milo, Bashkim Shyle, Arben Peza, Adela Nikolli dhe drejtori aktual Yzeir Begteshi.

“Çdo drejtues shkolle, apo mësues qoftë, e di mirë se, nuk është e lehtë të fitosh emrin e mirë, duke u përballur me vështirësitë e kohës, por më e vështirë është ta mbash atë, kur kërkesat për cilësi të nxënësve, prindërve dhe qytetarisë durrsake janë në rritje, aq më tepër kur, “Konkurenca” mes shkollave më të mira është një sfidë e hapur dhe e vazhdueshme”. Kështu shprehet në bisedë drejtori i shkollës Z. Yzeir Begteshi.

Ai vazhdon: -Vite më parë, duke vlerësuar cilësinë e punës së stafit pedagogjik, më 7 dhjetor 1071, shkolla jonë  është dekoruar nga strukturat shtetërore të kohës me urdhërin “Për shërbime të shquara”. Jam vërtet i kënaqur si drejtues i shkollës, pasi jo më shumë se dy vjet më parë, shkolla jonë çertifikohet nga MASH-i, “Ndër shkollat 9-vjeçare të qarkut Durrës, për rezultate të larta cilësore për vitin 2009 – 2010”. Nuk është pak. Është nderim për kolektivin mësues – nxënës, por edhe përgjegjësi që duhet mbajtur. Po e them me pak rezerva, por në çdo fillim viti shkollor ne ndodhemi në siklet të madh, kur fillojmë rregjistrimet, pasi ka shumë kërkesa nga nxënës dhe prindër jashtë zonës së përcaktuar që mbulon shkolla jonë. Shkaku është i njohur: Emri i mirë që gëzon shkolla jonë, korrektesa, serioziteti dhe kërkesa e madhe e mësuesëve ndaj nxënësve dhe cilësia e lartë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Duke u mbështetur në thënien e lashtë, se shkollën e mirë e bëjnë mësuesit e mirë, kam të drejtë të shprehem për mësueset e shkollës që unë drejtoj, se janë vërtet të zotë, të përgatitur e të përkushtuar. Mjafton të përmend se vetëm në këto dy – tre vitet e fundit nga shkolla jonë janë nderuar disa mësues: Mësuese Sotirika Shala vlerësohet nga MASH-i “Mësuese më e miër për vitin 2009 -2010”.

Vazhdojmë më tej: në vitin shkollor 2010 – 2011 mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Engjëllushe Dedej është ndër “10 mësuesit më të mire të vitit” të rrethit të Durrësit. Kështu mund të shtoj se, nxënësit tanë janë pjesëmarrës në të gjitha veprimtaritë që organizon QKF dhe DAR, duke përfshirë veprimtaritë letrare, artistike, sportive, konkurset shkencore dhe olimpiadat e matematikës dhe kanë zënë vende nderi. Pa e tepruar mund të them se nxënësit tanë që mbarojnë klasën e nëntë, janë të mirëpritur, bile duhet thënë janë të lakmuar nga shkollat e mesme të qytetit tonë. Duke lënë pak mënjanë modestinë, na vjen mirë për rezultate që kemi arrotur, ndaj dhe kemi të drejtë të krenohemi”.

Festa e bukur e 75 vjetorit të shkollës  ishte organizuar bukur dhe la mbresa te të gjithë të pranishmit. Model për t’u marrë shembull. Urime kolektivit mësues dhe nxënës të shkollës “Shaqe Mazreku”, për suksese të mëtejshme në rrugën vështirë të dijes dhe të edukimit.