Merr flakë kuzhina e një lokali në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:30 në një lokal pranë varrezave të vjetra të qytetit.

Kuzhina është shkrumbuar, ndërsa raportohen dëme të shumta materiale në këtë biznes.

Fatmirësisht ngjarja ka ndodhur në një orar kur nuk kishte persona në lokal dhe nuk është regjistruar asnjë i lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.