Një automjet ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar tërësisht, mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Trush, në aksin Shkodër-Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku sipas dëshmitarëve, makina është shkrumbuar tërësisht, por nuk dihet ende fati i drejtuesit të saj.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, mendohet se shoferi është hedhur nga makina sapo ka parë tymin në automjet dhe është larguar nga aty.