Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotën në qendër dhe perëndim të vendit me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave (IGEO), epiqendra e tërmetit është regjistruar, në Fushë-Krujë, në një thellësi prej 8 kilometrash.

Lëkundjet kanë zgjatur vetëm për pak sekonda.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.