16 maj 2015 – Shumë prej jush mund të kenë menduar gjithnjë se meshkujt janë më të zotë në timon, por sipas një studimi të ri të kryer në Angli nga një kompani sigurimesh, rezulton se femrat janë shofere më të mira.

50 burra e gra iu nënshtruan 14 provave të ndryshme gjatë një muaji, ku u zbulua se vetëm 1% e grave futeshin në mënyrë të rrezikshme në trafik, ndryshe nga 14% e meshkujve.
16% e femrave pranuan se kanë përdorur telefonin gjatë ngjarjes së makinës, kundrejt 24% të meshkujve që e bënin këtë gjë rregullisht.
Femrat dolën më mirën edhe në testet e tjera p.sh përdorimi i drejtë i pasqyrave, shpejtësisë dhe rreziqet përkatëse.
Në total, femrat gjithsej grumbulluan 23.6 nga 30 pikë, ndërsa meshkujt 19.8 nga 30.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/