17 maj 2015 – Rigels Kushe, 27 vjeç nga Tirana, tenton të kalojë drogë drejt Greqisë me kamion. Ai i kishte fshehur gati 35 kg lëndë narkotike, të llojit kanabis në dy gomat rezervë të kamionit. Sipas policisë së Korçës, ky shtetas po tentonte të dilte nga kufiri shqiptar me kamionin “Volvo”, me targë AA763EL, në pronësi të tij, ku kishte futur drogen. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”