Një automjet ka dalë nga rruga mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës “ në Fier.

Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “ Benz” kish përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytyr në ujërat e tij në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikës , por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.