Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Devoll-Miras.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasja me inicialet A.O ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë janë plagosur dy pasagjerë.

“Devoll/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Devoll-Miras”, shtetasja A. O., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët, shtetasit E. K. dhe E. O., të cilët u dërguan në spital, për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.