17 maj 2015 – Zbardhen detaje nga ngjarja që alarmoi nxënës e mësues në shkollën 9-vjeçare “Shefit Hakali” në Peqin. Nëna e një vajzë 13 vjeçare kërcënoi dhe goditi një nxënës, moshatar të së bijës, me gërshërë, pasi i kishin shkruar në murin e klasës emrin. E mitura kërkoi ndihmë nga e ëma, Flora Hoxha, e cila me gërshërë në dorë u fut në klasë duke kërcënuar fëmijët. Ajo u shoqërua në polici dhe më pas u la e lirë për kanosje dhe plagosje të lehtë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”