Arilena Ara ka vendosur të bëhet akoma më bjonde! Këngëtarja e njohur, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ka lyer flokët në bjonde platin dhe ngjyra e re i shkon kaq shumë!

Arilena ka treguar pak ditë më parë se po merret me xhirime dhe look-u i ri vjen për këtë arsye!

Në një postim të fundit në Instagram, ajo shfaqet me një makiazh natyral dhe një kafe në dorë, me siguri gjatë pushimit.

Këngëtarja ka punuar në Los Angeles për versionin anglisht të këngës “Shaj”, i cili tashmë është gati.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.