Lufta dhe përpjekjet për t’u bërë VIP (Very Important Person – Person shumë i rëndësishëm) janë bërë karakteristikë dalluese e epokës që jetojmë. 

Të shumtë janë personazhet që mundohen ta etiketojnë veten me këtë titull por jo Aurela Gaçe.

Gaçe me anë të një statusi ditën e sotme i ka ndaluar të gjithëvë ta etiketojnë si të tillë as në shkrime dhe as në përshkrime.

Ajo është thjesht një njeri që njihet për shkak të pasionit dhe profesionit që ushtron.

“Shoh shpesh tituj, ja Vipa-t që morën pjesë, ja Vipa-t që shkuan etj. Shoh edhe në ndonjë koment kur thonë, ju Vipat, etj, etj. Unë ju ndaloj të më etiketoni si të tillë. Ju lutem mos më etiketoni ‘Vip’ as në shkrime e as në përshkrime. Nuk jam Vip. Jam një njeri që njihem për shkak të pasionit e të profesionit që ushtroj. Emrin e kam Aurela Gaçe. Kaq!” ka shkruar në postim Aurela.