Baba në moshën 21-vjeçare, moderatori ndahet nga partnerja

15/01/2020 - 11:19

Moderatori nga Kosova i “72 Sen”, Meriton Mjekiqi, tërhoqi vëmendjen e mediave pak kohë më parë, pasi u bë baba në moshën 21-vjeçare. Partnerja e tij, Egesta, solli në jetë një vogëlush të cilin e pagëzuan me emrin Loar.

Mirëpo, duket se gjërat mes prindërve të Loarit s’kanë shkuar siç duhet dhe moderatori ka pranuar sot ndarjen. I ftuar në emisionin e pasdites, “Rudina”, Meriton Mjekiqi tregoi se i biri jeton me mamanë e tij në Austri, ndërsa ai shkon herë pas here të takojë të voglin.

“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij. Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”, tregoi Meritoni shkruan “Xing.al”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fëmijët e Brad Pitt raportohet se nuk i kanë takuar prej vitesh gjyshërit e tyre. Sipas “Mirror”, arsyeja ka të bëjë me armiqësinë që Ang

Një ditë më parë, Sara Hoxha ndau me ndjekësit në Instagram një foto të sajën, e cila duket se tërhoqi goxha vëmendjen e publikut.

Para dy javësh, këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi njoftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ishte prekur nga Covid-19 dhe se ndo

Jo vetëm në këngë, Rita Ora fiton një vëmendje të madhe dhe me fotot që poston në rrjete sociale.

Brad Pitt është një ndër aktorët më të dashur sidomos nga femrat.

Pas shumë vitesh punë në Top Channel, moderatorja Xhemi Shehu së fundmi është përfolur se është larguar nga televizioni.

Pak ditë më parë Joe Jonas dhe Sophie Turner u bënë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Willa. Pas këtij momenti dyshja është treguar

Ish-futbollisti i famshëm brazilian Ronaldinho u arrestua 6 muaj më parë në Asuncion të Paraguait, bashkë me të vëllanë dhe menaxherin e

Aktorja amerikane Alyssa Milano tregon se si po i bien flokët si pasojë e koronavirusit. Edhe pse ajo e ka kaluar tanimë këtë virus, treg