Nuk e tregoi deri sot, për t'u bërë një surprizë ndjekësve te saj. Bebe Rexha dhe Alicia Keys do të prezantojnë nominimet në eventin prestigjioz “Grammy Awards”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bebe Rexha, përmes një postimi në Instagram, ku njofton se krah Alicia Keys do të tregojnë emrat që janë nominuar për këtë event.

Ceremonia “Grammy Awards” pritet të mbahet më 26 janar 2020, ndërsa në të marrin pjesë emra të njohur nga e gjithë bota.