Blogeri shqiptar shpërthen: Po jam gay dhe dua fëmijë!

19/10/2019 - 19:22

Këtë të shtunë, në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ka qenë i ftuar një personazh, i cili bëri zhurmë nëpërmjet një postimi në Youtube. “Jam gay”, tregonte Dario Doka në videon e publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Ai është grimier dhe ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për kujdesin që tregon për pamjen e tij dhe jo vetëm. Dario ka qenë i ftuar i Dojna Memës ku ka folur për karrierën e tij si grimier dhe për homoseksualitetin e tij.

Dojna ka pyetur Darion nëse mendon ndonjëherë që të adoptojë fëmijë, duke qenë se kjo gjë paragjykohet nga heteroseksualët.

“Unë jam mashkull dhe më pëlqejnë meshkujt. S’mund të ndryshoj! Unë dua të kem fëmijë, askush nuk mund të vendosë nëse duhet të kem a jo, vetëm Zoti e vendos këtë. Fakti që jam gay nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pikë”, ka thënë Dario shumë i vendosur.

Veç kësaj, grimier ka treguar se është mbështetur nga nëna e tij dhe i ka qëndruar mjaft pranë. Por në anën tjetër, me babanë e tij nuk ka asnjë kontakt prej disa vitesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur e Top Channel, Dojna Mema ka humbur të atin.

Reperi amerikan Juice WRLD ka humbur jetën në moshën 21- vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Eneda Tarifa është fituesja e edicionit të këtij viti të festivalit "Kënga Magjike", një tjetër trofe për Flori Mumajesin, kantautorin e 

Reperi Viktor Paloka, i njohur në skenë si Unikkatil-i ka humbur të atin.

Së fundmi u zbulua në media se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli është në një lidhje me një biznesmen turk.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ishte këngëtari  Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdan

Në muajin shtator, moderatorja e njohur Jonida Vokshi njoftoi se do të largohej nga “shtëpia e saj” për 10 vite, “DigitAlb”.

Një ditë më parë, këngëtari i njohur Justin Timberlake i kërkoi falje bashkëshortes pas fotove që qarkulluan në rrjet ku ai dhe kolegia e

Mbyllet emisioni "Casa de los 3s" i moderuar nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani dhe Hermes Nikaj i njohur si "Zogu i Tiranës", i cili d

Morena Taraka është një ndër personazhet e ekranit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit udhëtoi drejt Shqipërisë për t’ju ardhur në ndi