Këngëtari mjaft i njohur në të gjithë botën, Enrique Iglesias ka ngritur në ajër të gjithë fansat e tij shqiptarë.

Teksa mbante një koncert në Greqi një natë më parë, ylli latin ka valëvitur flamurin kuqezi, të cilin ia ka hedhur një fans në mes të skenës.

Në foton e publikuar nga moderatorja Fjodora Fjora, duket Iglesias me flamurin shqiptar në duar teksa këndon.

Ky moment është shoqëruar me brohorima nga të gjithë fansat e tij me origjinë shqiptare, dhe me të drejtë, një moment si ky nuk është pak!